e hënë, 25 tetor 2010

Paqja universale dhe ajo reale




Arritja e paqes është pa dyshim një nga objektivat që bashkon njerëzit e gjithë globit që në kohërat e hershme dhe shpesh na çon të pyesim nëse është vërtetë e mundur të arrish një harmoni paqëore të bashkjetesës midis popujve. Paqja është një virtyt, një gjëndje shpirtërore, një prirje për dashamirësi, besim dhe drejtësi kundër luftës që për fat të keq ka një hendikap të madh: për të arritur paqen duhet një vullnet dhe impenjim nga të gjithë, për të shkaktuar një luftë është e mjaftueshme që të jetë vetëm një që e dëshiron. Duhet që të kemi të qartë disa konsiderata interesante. Së pari: “Paqja e konceptuar në kuptimin më absolut është një e mirë për shoqërinë botërore? Me të vërtetë i jep fund problemeve më urgjente dhe më serioze?” dhe përsëri: “Çfarë është efektivisht paqja? Diçka e arritshme apo një utopi, një iluzion shum i largët nga realiteti botërorë?”. Nuk është sigurisht e thjeshtë të japësh një përgjigje direkte dhe të kënaqshme kësaj pyetje edhe sepse më shumë se një herë është kushtëzuar nga shumë faktor. Janë gjithësesi ide të ndryshme reflektive që rrjedhin nga interpretimi i këtyre pyetjeve dhe duke shkaktuar një interes të veçantë. Sot problemi i paqes është zhvendosur në një sfond të dytë edhe pse kuptohet që kërkimet dhe impenjmi në këtë fushë është mjaft i nevojshëm: Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të arritur paqen? Kjo pyetje është ende e pazgjidhur. Rreth konceptit të paqes, konsideratë e parë që duhet bërë është se ajo nuk mund të përcaktohet nëse nuk është në raport me konceptin e luftës, konsideruar nga ana e filozofit Kant, në marrëveshje me shumicën dërrmuese të njerëzve, si "e keqja më e madhe që prek shoqërinë njerëzore, burim i të gjith korrupsionit moral dhe prej të cilit nuk është e mundur të sigurojë një kurë absolute dhe të menjëhershme". Me fjalë të tjera, ndërsa përkufizimi i luftës është i pasur me konotacione që e karakterizojnë, paqja përkufizohet “negativisht” si mungesa e luftës. Disa besojnë se pacifizmi absolut është një mëkat i idealizëmit dhe abstraksionit, të tjerët janë të bindur se nëpërmjet paqes mund të zgjidhen edhe problemet më të rënda. Madje edhe Aristoteli dhe Platoni deklaronin përkatësisht që “përmes luftës mund të jetojnë në paqe” dhe që “lufta merr pjesë në mirëmbajtjen e paqes mbrënda polisit” dhe këtë ekstremisht e vërtetonë një aforizëm e famshme e Adolf Hitlerit, ku deklraonte që “Raca njerëzore është forcuar nga luftrat e vazhdueshme (perpetua) dhe është e detyruar të humbasë në një paqe të vazhdueshme (perpetua)” e cila, edhe pse thellë cinike dhe e ftohtë, të çon në reflektim të kujdesshëm. Paqja është një gjë e keqe, nëse ajo është parë në një kuptim absolut, por është e nevojshme të analizohen edhe pjesa tjetër e medaljes për të kuptuar plotësisht vlerën e saj jashtëzakonshme.
Ese botuar në Gazetën Dyrrah, 24.X.2010, faq. 19.